Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Zyrtare/ De Zerbi largohet nga Brighton, gati akordi me klubin e njohur

Zyrtare/ De Zerbi largohet nga Brighton, gati akordi me klubin e njohur
Zyrtare/ De Zerbi largohet nga Brighton, gati akordi me klubin e njohur

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund të sezonit dhe se përballja me Manchester United të dielën do të jetë e fundit e tij në pankinën e “pulëbardhave”.

Në komunikatën e klubit bëhet me dije se palët kanë arritur marrëveshjen për ndërprerjen e kontratës, e cila kishte vlefshmëri deri në verën e 2026-ës, teksa bashkë me De Zerbin, nga Brghton largohen edhe ndihmësit e tij.

“Roberto De Zerbi do të largohet nga Brighhton në fund të sezonit. Ndeshja me Manchester United do të jetë e fundit e tij në stol dhe më pas do të jetë i lirë për të nisur një tjetër kapitull të karrierës së tij si trajner”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Brightonit, ku vlerësohet edhe puna e mirë që italiani ka bërë gjatë thuajse dy viteve në stol.

Lexo edhe:

Nga ana tjetër vetë tekniku italian ka deklaruar se ndihet i trishtuar që po largohet nga Brighton, por edhe krenar për punën e bërë dhe arritjet me klubin gjatë kësaj periudhe.

Ndërkohë, media britanike, por edhe ajo italiane bëjnë me dije se sezonin e ardhshëm gjasat janë që De Zerbin ta shohim në Bundesligë, aty ku Bayerni i Mynihut ka vendosur përfundimisht të largojë Thomas Tuchelin dhe është gati t’i besojë italianit.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...