Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Zyrtare/ Dhurata pas dëmtimit të rëndë, Liverpool rinovon me sulmuesin e talentuar

Liverpool ka rinovuar kontratën me talentin 19 vjeçar Harvey Elliott. Sulmuesi i djathtë anglez ka nënshkruar për pesë vite të tjera më të kuqtë.

19-vjeçari është pjesë e Liverpoolit që prej vitit 2019. Në fillim ka luajtur me të rinjtë e akademisë. Më pas klubi vendosi ta huazonte për një sezon te Blackburn, ku anglezi spikati me paraqitjet e tij.

Në Championship, Elliot zhvilloi 41 ndeshje dhe shënoi 7 gola, por gjithashtu dhuroi dhe 11 asiste për shokët e skuadrës.

Menjëherë më pas Jurgen Kloop u bind nga paraqitjet e Elliot për ta kthyer në ekipin e parë, por sulmuesi në ndeshjen e sezonit të kaluar përballë Leeds United, pësoi një dëmtim horror që e mbajti jashtë fushave të lojës për një kohë të gjatë.

Megjithatë dëmtimi është lënë pas, dhe anglezi është rikthyer përsëri për të qenë pjesë e ekipit në sezonin e ri që sapo ka nisur. Në barazimin përballë Fulhamit, Elliot u aktivizua në pjesën e dytë, duke zëvendësuar Thiagon e dëmtuar.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...