Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Zyrtare/ Dinamo prezanton “timonierin” e ri, objektiv mbetet rikthimi në elitë

Kush mund të jetë njeriu për t’i besuar ngjitjen në elitë? Dikush që sapo e ka bërë me një skuadër tjetër. Dinamo zgjedh Nevil Deden si timonierin e ri. Klubi zyrtarizoi angazhimin e teknikut 47-vjeçar në drejtimin e stolit, me Nevil Deden që rinis një mision të ri, menjëherë pas atij të realizuar duke ngjitur Erzenin në Kategorinë Superiore.

Lajmi që ishte paralajmëruar prej kohësh nga Supersport tanimë është zyrtar, me Deden që hodhi firmën në kontratën e freskët me Presidentin e klubit Adrian Bardhi, dhe nis menjëherë nga puna me një emër të rëndësishëm të futbollit shqiptar, me projektin për të rikthyer Dinamon në elitën e futbollit shqiptar.

Blutë e kryeqytetit përjetuan një sezon katastrofik në edicionin e fundit, ku pavarësisht investimeve të shumta në organikë, jo vetëm që nuk realizuan ambiciet maksimale për trofe, por nuk mundën të evitonin as rikthimin në Kategorinë e Parë.

Tanimë me një leksion të freskët nga gabimet e të kaluarës së afërt, drejtuesit i besojnë Dedes misionin për të përjetuar vetëm një sezon tranzicioni në kategorinë inferiore. Për vetë ish qendërmbrojtësin e Tiranës, një stacion i rëndësishëm në karrierën e tij si trajner, gjatë së cilës ka drejtuar Tiranën, Laçin, Luftëtarin, Kastriotin dhe së fundmi Erzenin.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...