Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Zyrtare, Donis Avdijaj gjen skuadër, transferohet te Trabzonspor

Donis Avdijaj riniset nga Turqia. Pas një ndalese që zgjati rreth 6-muaj pas prishjes së kontratës me holandezët e Willem 2, sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës i dalë nga akademia e Schalke 04, ka firmosur në Turqi me skuadrën e njohur Trabzonspori dhe është prezantuar zyrtarisht si pjesë e klubit nga Trabzoni.

Kontrata e nënshkruar midis palëve është shumë e veçantë. 22-vjeçari ka firmosur një kontratë 1-vjeçare, ku klubi ka një opsion rinovimi për tri vite të tjera, klauzolë kjo që do të aktivizohet nëse Avdijaj do ia dalë të bindë me paraqitjet e tij. Firma me ekipin turk është një lajm shumë i mirë dhe për trajnerin e Kosovës, Bernard Challandes. Avdijaj është një ndër lojtarët e preferuar të zviceranit, por mbetja pa ekip e të riut shqiptar e bëri të pajustifikueshëm rikthimin e tij në grumbullimet e përfaqësueses.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...