Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Zyrtare, Dortmundi e gjen te Barcelona pasuesin e Batshuayi

Do të jetë Paco Alcacer njeriu që do të mbajë peshën e sulmit te Borussia e Dortmundit gjatë këtij sezoni. Drejtuesit verdhezinj ishin prej kohësh në kërkim të një bomberi i cili do të zëvendësonte të larguarin Michy Batshuayi dhe i përzgjedhuri i klubit verdhezi është spanjolli Alcacer. Borussia e Dortmundit pasditen e sotme zyrtarizoi afrimin e 24-vjeçarit iberik në formë huazimi për një sezon me të drejtë blerjeje verën e ardhshme. Alcacer për mungesë hapsirash vendosi të ndante rrugët me Barcelona pasi është në kulmin e karrierës dhe dëshiron të luajë. Te skuadra e Lucien Favre ish-lojtari i Valencias pritet ta ketë të sigurtë vendin në formacionin titullar. Alcacer në këtë aventurë të re do të mbajë veshur fanellën me numër 9. 24-vjeçari shkëlqeu te Valencia, ku luajti deri në vitin 2016 dhe shënoi 30 gola në 93 takime, ndërsa më pas iu bashkua Barcelonës. Në dy sezone ai luajti shumë pak me katalanët, duke diskutuar 37 takime, shumicën e të cilëve vetëm për pak minuta, ndërsa arriti të shënojë edhe 10 gola në La Liga.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...