Bundesliga

Zyrtare, Dortmundi nuk ndalet, Hazard firmos për 5 vite!

Borussia e Dortmundit nuk ndalet më në merkato. Verdhezinjtë kanë zyrtarizuar blerjen e dytë në harkun e pak orëve, teksa kanë siguruar shërbimet e Thorgan Hazard nga Borussia Moenchengladbach. Belgu është goditja e dytë në pak orë pas Nico Schulz që erdhi nga Hoffenheim, por Dortmundi ka në dorë edhe Julian Brandt të Bayer Leverkusen i cili mund të zyrtarizohet së shpejti. Kartoni i vëllait të Eden Hazard i ka kushtuar 28 milionë euro drejtuesve të Borussias të cilët ishin të interesuar prej kohësh për Thorgan që pritet të marrë në skuadër vendin e Christian Pulisic i cili është shitur te Chelsea për 64 milionë euro. Hazard është prezantuar te Dortmundi me video-mesazh ndërkohë që do të mbajë veshur fanellën me numër 8 dhe ka firmosur për 5 vite deri në 2024-n.

“Jam mirënjohës për 5 vitet e kaluara tek Monchegladbach dhe kam kujtime të bukura aty. Tani është koha ideale për të hedhur një hap tjetër në karrierën tim. Jam krenar që do të luaj për Borussia Dortmund, është një klub i madh me tifozë të mrekullueshëm”, tha Hazard në prezantimin e tij tek klubi i ri.

Belgu këtë sezon është i vetmi lojtar, bashkë me Jadon Sancho, që kanë arritur të kapin numrin dyshifror të golave dhe asistove në një sezon në Bundesliga. Plot 10 gola dhe po aq asist ka dhënë Hazard tek Monchegladbach.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency