Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Zyrtare, Duka shkarkon Panuccin, Reja favorit për stolin, ja kush do ta drejtojë Shqipërinë ndaj Andorrës!

Ajo që të gjithë tifozët shqiptarë prisnin tashmë ka marrë edhe trajta zyrtare. Christian Panucci nuk është më trajneri i kombëtares kuqezi pasi është shkarkuar nga detyra vetëm pak orë pas humbjes ndaj Turqisë me rezultatin 0-2 brenda në Loro Boriçi. Federata Shqiptare e Futbollit mëngjesin e kësaj të shtune ka bërë publike përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin që e kthehu Shqipërinë shumë vite prapa në kohë, përsa i përket lojës dhe rezultateve, duke i uruar suksese Panuccit në karrierën e tij të mëtejshme. FSHF bën gjithashtu me dije se në ndeshjen e së hënës ndaj Andorras në transfertë kuqezinjtë do të drejtohen nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema  si dhe pjesa tjetër e stafit aktual. Ndërkohë që emri i trajnerit të ri do të zyrtarizohet gjatë ditëve në vazhdim me italianin Edoardo Reja që është favorit për të zënë vendin e Panuccit te Shqipëria. Nga së mësohet nuk ka qenë pa arsye vizita e Rejës në Shkodër për të ndjekur nga afër kombëtaren kuqezi. Ish trajneri i Napolit dhe Lazios i cili ka një karrierë shumë të pasur në fushën e trajningut, në përfundim të duelit ndaj turqëve ka patur një takim kokë më kokë me presidentin Armand Duka ku mesa duket ka arritur edhe një marrëveshje për t’u ulur në stolin e kuqezinjëve. 73-vjeçari i cili eksperiencën e parë e ka patur te Atalanta në sezonin 2015-2016, nëse zyrtarizohet te Shqipëria do të drejtojë për herë të parë në karrierën e tij një skuadër kombëtare. Përsa i përket Panuccit, ish mbrojtësi i Romës, Milanit, Interit dhe Realit të Madridit  në këtë 1 vit e gjysmë e drejtoi Shqipërinë në 15 ndeshje, duke regjistruar një bilanc shumë negativ me vetëm 4 fitore 2 barazime dhe 9 humbje.

Ja dhe komunikata e plotë e FSHF.

“Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ditën e sotme ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Christian Panucci. E falenderojmë trajnerin Panucci për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës.Ekipi kombëtar në ndeshjen e dytë zyrtare eliminatore kundër Andorrës në transfertë do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, si edhe pjesa tjetër e stafit aktual.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...