Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Zyrtare/ E krahasojnë me Guardiolën, Polonia zgjedh trajnerin e ri

Humbja 2-0 në “Air Albania” kundër kuqezinjve të Sylvinhos, i kushtoi shtrenjtë portugezit Fernando Santos, i cili u shkarkua nga posti i trajnerit të Polonisë.

Një nga skuadrat rivale të Shqipërisë në objektivin Gjermania Euro 2024. Drejtuesit e futbollit polak kanë zgjedhur sot teknikun e ri të Kombëtares.

Ai është Michal Probierz, 50-vjeçari që ka punuar me skuadra të ndryshme në Poloni. Teksa ka provuar të drejtojë edhe Arisin e Selanikut në Greqi, ndërkohë që mbante postin e Polonisë U21.

Lexoni edhe:

Probierz cilësohet si Pep Guardiola i Polonisë, falë stilit dhe futbollit ofensiv dhe dominues që tenton të aplikojë në skuadrat e tij.

Objektivi i tij është kualifikimi i Kombëtares në Europianin e verës së ardhshme dhe rinovimi me lojtarë të rinj.

Shumë prej tyre nga Polonia U21, me brezin e Lewandowskit me shokë që ka ardhur drejt fundit.

Probierz do të debutojë në pankinën e rivalëve të Shqipërisë në muajin tetor. Në dy përballjet e grupit E kundër Ishujve Faroe në transfertë dhe Moldavisë në Varshavë.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...