Kategoria Superiore

Zyrtare, edhe Elton Cale largohet nga Tirana!

Tirana humbet pjesët e saj më të rëndësishme. Pas Agustin Torassës edhe Elton Cale është larguar zyrtarisht nga bardheblutë. Braziliani i cili në sezonin e fundit u aktivizua pak me kryeqytetasit për shkak të problemeve të shumta fizike, ka vendosur t’i thotë lamtumirë Tiranës pas dy sezonesh si bardheblu ku sidomos në vitin e parë spikati me paraqitjet e tij duke udhëhequr skuadrën që në atë periudhë drejtohej nga Emanuel Egbo drejt fitimit të titullit kampion. Ka qenë vetë Elton Cale i cili me një postim në Instagram ka zyrtarizuar largimin nga Tirana, me brazilianin që tashmë është një futbollist i lirë në treg.

“Provova të mos shkruaja lamtumirë, por qenka e pamundur. Nuk mund të ndryshoj planet e Zotit. Faleminderit presidentit Refik Halili për mundësinë që më dha që të luaj me Tiranën.Tani ju jeni shumë tifozë të çmendur atje (në kuptimin e mirë), ju jeni të mahnitshëm, faleminderit për emocionet e dhuruara. Unë gjithmonë kam bërë më të mirën time sa herë që kam veshur fanelën bardheblu, e cila gjithmonë do të mbetet e veçantë për mua.

Ndoshta një tjetër superlojtar do të vijë, por jo si unë. Unë po largohem duke lënë një trofe kampioni me një 5-1 të paharrueshëm në derbi. Kështu që unë e kreva punën time. Faleminderit shumë. Elton Cale dhe familja ime”, shkruan 32-vjeçari Cale në Instagram, i cili me shumë gjasa do ta vazhdojë karrierën jashtë Shqipërisë.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency