Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Zyrtare, Edison Ndreca firmos për 2 vite me Kukësin!

Zyrtarizohet edhe afrimi i tretë i Kukësit në këtë merkato verore. Edison Ndreca është zyrtarisht pjesë e verilindorëve me të cilët ka firmosur për 2 vite. Ka qenë vetë klubi i Kukësit me një njoftim në rrjetet sociale që ka bërë publik afrimin e ish-lojtarit të Bylisit, i cili pavarsisht rënies së ballshiotëve një kategori më poshtë shkëlqeu në sezonin e fundit me 6 gola dhe 1 asist me fanellën e Bylisit. Ndreca përveç se si mbrojtës krahu mund të përshtatet edhe si mesfushor ndërsa në karrierën e tij ka luajtur edhe me Teutën, Laçin e Kastriotin.

“Objektivat e Kukësit dhe projekti që klubi ka, më bindi dhe ma bëri më të lehtë zgjedhjen. Shpresoj që së bashku të bëjmë gjëra të mëdha dhe të rikthejmë titullin kampion në Kukës dhe Kupën e Shqiperisë. Për mua është kënaqësi që të vesh fanellën e Kukësit dhe do të jap më të mirën time! Forca Kukesi”, tha Ndreca në fjalën e tij të parë si futbollist i Kukësit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...