Vusal Isgandarli është lojtari më i ri i Egnatias. Sulmuesi azer është prezantuar nga rrogozhinasit dhe menjëherë do të bashkohet në stërvitje, në mënyrë që të jetë i gatshëm që për ndeshjen e parë me Ararar. Në edicionin e fundit, Isgandarli shënoi 6 gola në 34 ndeshjet me Sumqayit në Azerbajxhan. Në të shkuarën 27-vjeçari ka luajtur dhe me Simurq, Zira dhe Shamakhi po në Azerbajxhan. Dhe Ankara Keciorengucu në Turqi.
Lexo edhe:
- “Heronjtë” grekë të triumfit të Euro 2004 mblidhen 19 vite pas: E pamundura nuk ekziston!
- Nuk ka më dyshime, Firmino zyrtarisht futbollist i Al Ahlit
- Reali fiton “El Clasicon” e merkatos për talentin turk
- Zyrtare/ Ja kur e nis Ancelotti punën si trajner i Brazilit
Vlera e sulmuesit në rrjetin e specializuar Transfermark llogaritet 400 mijë euro. Isgandarli, i cili ka luajtur edhe 3 ndeshje me kombëtaren azere, pritet që të jetë një element që forcon ofensivën e skuadrës së Edlir Tetovës.
27-vjeçari do të jetë pjesë e Egnatias për 3 vite dhe shihet si një goditje e rrogozhinasve, që duan të bëjnë mirë që në kupat e Europës, për të tentuar më pas dhe në sezonin e ri të rivalizojnë për kreun. Egnatia fitoi Kupën e Shqipërisë sezonin e shkuar, ndërsa u rendit në vendin e tretë.
