Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Zyrtare, Enrique lë Spanjën e zëvendëson asistenti i tij!

Ndryshim në pankinë te Spanja. Luis Enrique nuk do të jetë më trajner i përfaqësueses La Roja. Lajmi i bujshëm është zyrtarizuar mesditen e të mërkurës. Problemet familjare që ka patur spanjolli kohët e fundit dhe mungesa në drejtimin e përfaqësueses që nga ndeshja me Maltën, më 26 mars të këtij viti dhe më pas në sfidat ndaj Ishujve Farove dhe Suedisë, ka marrë zgjidhje sot.

Kreu i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales bëri me dije se për arsye personale trajneri ka shprehur vullnetin për ta ndalur këtu punën e tij tek Spanja, akoma pa u plotësuar një vit nga emërimi i tij si trajner i “Furisë së Kuqe”.

“Enrique na ka njoftuar se nuk mund të vijojë të jetë trajner i kombëtares. Më duhet ta falënderoj. Ne nuk kemi asnjë vërejtje ndaj tij. Kemi qenë të bashkuar dhe jemi pranë tij. Ai i ka gjithmonë dyert e hapura në federatë”, tha Rubiales.

Asistenti i Luis Enriques Robert Moreno do të jetë trajner i ri i Spanjës, i cili do të drejtojë skuadrën deri në fund të Euro 2020.

“Është një ndjenjë e dyfishtë. Shumë trishtim dhe në të njëjtën kohë përgjegjësi. Kam qenë në futboll për shumë vite, kjo vjen në rrethana shumë të veçanta, sidomos që Luis Enrique ra dakord dhe na mbështeti. Mbështetja juaj është çelësi për të filluar punën, ne jemi të bindur se do të kemi rezultate të mira“, deklaroi Moreno.

Nëpërmjet një mesazhi publik Enrique i falënderoi të gjithë: “Për arsye që me ndalojnë të ndjek normalisht detyrat e mia si trajner që nga marsi vijojnë edhe sot. Kam vendosur të largohem nga posti im.

Falënderoj të gjithë drejtuesit e RFEF për besimin dhe mirëkuptimin që kanë treguar.

Falënderime të veçanta iu dërgoj njerëzve që janë pjesë e stafit dhe lojtarëve për profesionalizmin e treguar. Pa harruar Pa harruar mediat për ruajtjen e privatësisë dhe respektin për situatën.”

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...