Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Zyrtare/Ersil Ymeri firmos me Llapin, i bashkohet Durrës

Një tjetër futbollist i Superiores “emigron” në futbollin e Kosovës. Ersil Ymeri nënshkruan kontratë 6-mujore me skuadrën e Llapin me mundësi vazhdimi edhe për 1 vit tjetër.

Mesfushori i qendrës u bë zyrtarisht pjesë e skuadrës nga Podujeva gjatë ditës së sotme. 25-vjeçari nga Shkodra iu bashkua pjesës tjetër të ekipit në Durrës për fazën përgatitore.

Ymeri fillimisht është aktivizuar te Veleçiku dhe Kamza në Kategorinë e Parë në Shqipëri, më pas me kamzalinjtë në Superiore, për t’iu bashkuar më vonë Kastriotit dhe së fundmi Laçit. Gjatë karrierës së tij në Superiore ka mundur të realizojë 6 gola, 2 me Kamzën e 4 me Kastriotin.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...