Sven Ulreich ka rinovuar kontratën me Bayern Munich. Përmes një publikimi në faqen zyrtare klubi bavarez bëri me dije se 34-vjeçari ka rinovuar edhe me një vit tjetër kontratën.
Pra portieri gjerman do të jetë pjesë e kampionëve në fuqi të Gjermanisë të paktën deri më 30 qershor të 2024-ës.
Në postimin e bërë publik nga Bayern, klub shprehet i lumtur që Ulreich do vazhdojë të jetë pjesë e tyre edhe për sezonin e ardhshëm.
