Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Zyrtare/ Etrit Berisha largohet nga Atalanta, prezantohet në ekipin e ri

Pas 3 sezonesh te Atalanta, Etrit Berisha ka ndërruar skuadër, por jo kampionat, sepse ka firmosur me skuadrën tjetër të Serisë A, Spalin.

Gardiani i Kombëtares Shqiptare kreu sot vizitat mjekësore dhe më pas u prezantua nga drejtuesit e klubit të Spalit, ku u transferua me formulën e huazimit një vjeçar me të drejtë blerjeje.

Etrit Berisha luan prej 6 sezonesh në Serinë A, ku pas 3 vitesh te Lazio, verën e 2016-ës iu bashkua Atalantës, me të cilën luajti plot 75 ndeshje, por muajt e fundit humbi vendin e titullarit.

Për këtë arsye 30-vjeçari nga Prishtina zgjodhi të ndërrojë ambient, për të pasur mundësi të luajë titullar dhe të tregojë vlerat e tij në kuadratin e portës së Spalit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...