Ferhan Hasani i dha fund aventurës së tretë me Shkëndijën. Kapiteni e mbylli me kuqezinjtë nga Tetova dhe është transferuar në futbollin danez.
32-vjeçari ka firmosur deri në vitin 2025 me Helsingor, skuadër që garon në divizionin e dytë të futbollit danez. Dhe që sezonin e ardhshëm do të tentojë rikthimin në elitë.
“Buba” ka një eksperiencë të madhe. Mesfushori ofensiv ka veshur 43 herë fanellën e Maqedonisë së Veriut, teksa ka luajtur me skuadra si Wolfsburg, Helsinki, Al Raed.
Lexo edhe:
- 3 fitore në 11 ndeshje, Vllaznia merr vendimin për Sedloskin
- U kap duke transportuar kokainë, telashe në horizont për futbollistin e kombëtares holandeze
- VIDEO/ Maria Guardiola ‘i vë syrin’ sulmuesit të Manchester City-t
- Klubet që kanë shpenzuar më shumë, dominon Chelsea, e mbyllin 4 italiane
Hasani provoi edhe një aventurë të shkurtër në Superiore me Partizanin, ndërkohë që rikthehet pas 8 vitesh në Danimarkë.
Lojtari nga Tetova ishte pjesë e Brondby në vitet 2013-2015. Tani rikthehet sërish në shtetin skandinav për të ndihmuar Helsingorin për t’u ngjitur në Superligë.
