Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Zyrtare/ Ferrari gjen pasuesin e Vettel, Ricciardo nënshkruan me McLaren

Vetëm dy ditë pasi njoftoi ndërprerjen e bashkëpunimit me Sebastian Vettel në fund të këtij viti, skuadra italiane e Formulës 1, Ferrari ka gjetur edhe zëvendësuesin e tij, i cili do të jetë Carlos Sainz Junior, djali i Carlos Sainz, kampion bote në Rally.

Ky i fundit ka qenë pjesë e skuadrës britanike të McLaren sezonin e fundit dhe në fund të këtij viti do të largohet prej andej, për t’iu bashkuar Leclerc te Ferrari, duke nisur nga janari i vitit të ardhshëm.

Ndërkohë po sot edhe britanikët e McLaren kanë zyrtarizuar menjëherë pilotin që do të marrë vendin e Sainz dhe ndoshta do të jetë lideri i skuadrës për sezonin e rij. Bëhet fjalë për australianin Daniel Ricciardo, që do të largohet nga francezët e Renault.

“Firma me Daniel Ricciardon konfirmon edhe njëherë planet tona afatgjata për t’u përmirësuar dhe për t’u rikthyer në elitën e këtij sporti”, tha shefi i skuadrës McLaren, Zak Brown, në prezantimin e 30-vjeçarit nga Perth i Australisë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...