Futboll

Zyrtare/ Fino, kandidat për kreun e FSHF-së

Deputeti i PS-së dhe ish kryeministri Bashkim Fino, zyrtarizoi mbrëmjen e sotme kandidaturën për kreun e FSHF-së.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, në një intervistë në Televizionin Publik Shqiptar, Fino deklaroi publikisht se do të synojë postin drejtues të Federatës së Futbollit në vend.

Në këtë garë, Fino do të duhet të përballet me Presidentin aktual, që drejton Federatën prej 16 vitesh, Armando Dukën. Ky fundit, deklaroi më herët gjatë ditës së sotme, zyrtarizimin e kandidaturës së tij për një mandat të 5-të.

Bashkim Fino nuk dha dorëheqjen nga pozicioni si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, duke pretenduar se mandati prej ligjvënësi nuk e pengon aspak ligjërisht të kandidojë në për kreun e FSHF-së.

Ai deklaroi se nëse do të arrijë të zgjidhet president i Federatës, do të tërhiqet nga aktiviteti politik dhe do t’i përkushtohet totalisht zhvillimit të futbollit në vend.

To Top