Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Zyrtare/ Firmos deri në 2026, ish-klubi i Brojës prezanton trajnerin e ri

Southampton ka emëruar sot trajnerin e ri të skuadrës. “Shenjtorët” shkarkuan Ralph Hasenhuttl tri ditë më parë. Aventura 4-vjeçare e teknikut austriak në stolin e ish-ekipit të Armando Brojës përfundoi pas humbjes 1-4 me Newcastle.

Drejtuesit e Southamptonit kanë vendosur t’i besojnë postin e trajnerit Nathan Jones. 49-vjeçari nga Uellsi ka drejtuar më parë klube si Luton dhe Stoke City, teksa provoi edhe një aventurë të shkurtër në pankinën e Brighton si trajneri i përkohshëm.

Jones ka firmosur kontratë me Southamptonin deri në vitin 2026. Ai do të debutojë në “Anfield” përballë Liverpoolit, teksa objektivi primar është sigurimi sa më shpejt i mbijetesës. Southampton renditet në vendin e tretë nga fundi në Premier League.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...