Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Zyrtare/ Fitoi gjithçka me Barcelonën, shpall divorcin pas 15 vitesh “martesë”

Sergio Busquets (34 vjeç) ka bërë publik vendimin që ka marrë për të ardhmen e tij: mesfushori do të largohet nga Barça. Dhe këtë e ka komunikuar zyrtarisht, këtë të mërkurë, përmes rrjeteve sociale me një video emocionuese që ka postuar së bashku me klubin e Barcelonës.

Kapiteni i Barçës ia kishte thëne më parë vendimin presidentit Laporta dhe menaxherit të tij, Josep Maria Orobitg.

Busquets do të largohet nga Barça pas 15 sezonesh me klubi ku u rrit dhe fitoi gjithçka në karrierë.

Ai beson se është momenti i duhur, sepse do të largohet duke ngritur titullin e La Ligës që mund të certifikohet të dielën e ardhshme.

Lexo edhe:

Sergio Busquets e filloi sezonin duke qenë i bindur se do të ishte i fundit. Megjithatë, kur mësoi për mundësinë që miku i tij, Leo Messi, mund të kthehej, vendosi ta rimendonte të ardhmen.

Gjithashtu këmbëngulja e trajnerit Xavi Hernandez për të vazhduar ia shtoi dyshimet.

Megjithatë, duke qenë se mundësia që Leo të kthehet te Barça mbetet e panjohura e madhe dhe se zgjidhja e çështjes së lojtarit të PSG-së, sido që të përfundojë, mund të marrë shumë kohë, Sergio tashmë ka vendosur të largohet.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...