Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Zyrtare, Flick kalon provën, firmos deri në vitin 2023 me Bayernin!

Hansi Flick e ka kaluar provën dhe do të jetë zyrtarisht trajneri i Bayern Munich deri në verën e vitit 2023. Lajmin e mirë për të gjithë tifozët bavarezë e ka zyrtarizuar vetë klubi i Bayernit, një lajm që ka ardhur në një periudhë të vështirë siç është ajo e emergjencës nga koronavirusi. Hansi Flick e mori drejtimin e Bayernit 5 muaj më parë duke u bërë trajner i parë i skuadrës pas shkarkimit të kroatit Niko Kocac. Puna e mirë që ka bërë gjatë këtyre muajve e ka shpërblyer me një kontratë të re afatgjatë 55-vjeçarin gjerman.

“Pres me padurim që të përballoj objektivat e radhës bashkë me stafin tim dhe skuadrën”, ishin fjalët e Flick pas firmës ndërsa edhe shefi ekzekutiv Karl-Heinz Rummenigge ishte i lumtur me zgjidhjen. “Bayerni është shumë i lumtur me punën e Hansi Flik. Skuadra është zhvilluar mirë nën drejtimin e tij dhe luan futboll tërheqës, i cili reflektohet gjithashtu në rezultate. Ne jemi i vetmi klub gjerman ende në garë në tre turne. Mua më pëlqen gjithashtu mënyra se si drejton skuadrën, aftësitë e tij njerëzore janë bindëse”, theksoi shefi ekzekutiv pas firmës mes palëve që kanë zgjedhur këtë bashkëpunim e tashmë mund të planifikojnë qetësisht të ardhmen e klubit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...