Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

Zyrtare, Floyd Mayweather Jr. kthehet në ring më 20 shkurt

Ish-kampioni i pamposhtur amerikan, Floyd Mayweather Jr, njoftoi këtë të diel përmes llogarisë së tij personale në Instagram se do të kthehet në ring. Takimi do të zhvillohet më 20 shkurt. Në fakt, bëhet fjalë për një duel ekzibicioni me një personalitet të ri të botës së boksit, youtuberin Logan Paul. Sipas faqes së internetit, promovuese e kësaj ngjarjeje, ndeshja do të transmetohet me pagesë (PPV).

Për 1 milion abonuesit e parë, dueli do të kushtojë 24,99 dollarë, por ky çmim do të rritet pasi të kalohet ky prag (1 milion) ose kur të afrohet data e eventit. Çmimi do të shkojë 69,99 dollarë që nga data 11 shkurt.

Mayweather Jr. dhe Paul nuk janë të huaj për këto lloj ngjarjesh. Ish-kampioni i pamposhtur amerikan doli në pension në vitin 2017 pasi mundi ish-kampionin e Arteve Marciale të Përziera (UFC) irlandezin Conor McGregor.

Ky duel, që shënonte debutimi e McGregor në boks, u regjistrua nga Komisioni Shtetëror i Atletikës në Nevada dhe i dha mundësinë Mayweather Jr. të mbyllte karrierën me një rekord absolut prej 50 fitoresh pa asnjë humbje, me 27 suksese me “knockout”, që është edhe ecuria më e mirë e të gjitha kohërave.

Mayweather Jr. gjithashtu u ndesh edhe me kikboksierin japonez, Tenshin Nasukawa, në prag të vitit të ri 2018, në një ndeshje ekzibicioni, që thuhet se i siguroi atij një përfitim të majmë prej 9 milionë dollarësh.

Një tjetër ish-kampion bote dhe ish-rival i Mayweather Jr.  ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në ring në vitin 2021. Ai është meksikano-amerikani Oscar de la Hoya, pronari aktual i kompanisë “Golden Boy Promotions”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...