Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Zyrtare, Frank De Boer pasuesi Ronald Koeman te Holanda!

Pas eksperiencave të dështuara me Interin, Crystal Palace dhe Atlanta United në Major League Soccer, Frank De Boer rikthehet në pankinë për të drejtuar një tjetër skuadër të madhe. 50-vjeçari është zgjedhur nga drejtuesit e federatës holandeze të futbollit si pasuesi i Ronald Koeman në stolin e përfaqësueses portokalli. De Boer i cili në karrierën e tij është aktivizuar në 112 ndeshje me Holandën duke shënuar dhe 13 gola ka firmosur një kontratë 2-vjeçare deri në përfundim të Botërorit Katar 2022. Do të jetë ai që do të udhëheqë Holandën në Europianin e verës së ardhshme por dhe që do të tentojë ta rikthejë në një kampionat botëror nëpërmjet ndeshjeve kualifikuese. De Boer do të nisë menjëherë punën teksa do ta drejtojë Holandën në miqësoren e muajit tetor ndaj Meksikës dhe në sfidat e Nations League ndaj Bosnje Hercegovinës dhe Italisë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...