Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Zyrtare/ Ftesa e parë për “yllin” e Realit, festë në Marok

Brahim Diaz ka vendosur të dëgjojë zemrën, duke lënë kombëtaren e Spanjës për të veshur fanellën e asaj të Marokut. 24-vjeçari i lindur në Malaga ka vendosur të luftojë tani e mbrapa për kombëtaren e origjinës së prindërve të tij.

Lojtari ofensiv, i cili u kthye te Reali i Madridit pas tri viteve në huazim te Milani, po zhvillon një sezon fantastik nën urdhrat e Carlo Ancelottit. Në qershorin e vitit 2021 debutoi me Spanjën.

Në miqësoren e fituar 4-0 përballë Lituanisë, ku shënoi edhe një nga golat. Iberikët e harruan dhe Brahim Diaz ka gëzuar tifozët e zjarrtë marokenë, duke zgjedhur gjysmëfinalistët e Botërorit të fundit.

Lexo edhe:

Ndikim të madh në vendimin e tij pati Walid Regragui, trajneri i kombëtares marokene. I cili e ka bindur përfundimisht të zgjedhë gjakun, madje i ka dhuruar edhe ftesën e parë.

Në 24 lojtarët e ftuar për takimet ndaj Angolës dhe Mauritanias, bën pjesë edhe Brahim Diaz, një lojtar që pritet t’i shtojë kualitet, teknikë, asiste dhe gola skuadrës që surprizoi në Kupën e Botës Katar 2022.

Lajme të tjera

Kombëtare

Trajneri Sylvinho analizoi barazimin 2-2 të Shqipërisë përballë Kroacisë në Hamburg, ku preku disa tema të ndryshme. “Mendoj se zhvilluam një ndeshje shumë të...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Futboll

Kapiteni i kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi, ka pasur këtë të hënë, përpara seancës së dytë stërvitore në Atlanta të “Albicelestes”, e cila po...

Euro 2024

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që...