Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Zyrtare/ Fulham “blindon” talentin dardan, Pajaziti: Fantastike, do ul kokën të punoj më shumë

Adrion Pajaziti luan si mesfushor, ai ka lindur në Londër dhe është rritur në akademinë e Fulhamit, klub që këtë sezon u rikthye në Premier League.

19-vjeçari, i cili numëron 3 ndeshje me Kosovën U21, ishte një ndër lojtarët më të dalluar tek ekipi U21 sezonin e fundit, duke regjistruar dy gola dhe pesë asiste.

Pajaziti ka firmosur sot një kontratë 3+1 me ekipin e parë të Fulhamit, që e nisi kampionatin me dy barazime kundër Liverpoolit dhe Wolves.

Klubi ka kënaqësinë të njoftojë se Adrion Pajaziti ka nënshkruar një kontratë të re trevjeçare, me një opsionin e zgjatjes së bashkëpunimit me një tjetër vit.

Paraqitjet pozitive në sezonin e kaluar ndikuan që Adrioni të debutonte me ekipin e parë në ndeshjen e Carabao Cup kundër Birmingham City”, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit londinez.

Jam shumë i lumtur. Hap i bukur për mua, e ardhmja ime është siguruar, por tani duhet të ul kokën dhe të punoj fort.

Jam pjesë e Fulhamit që kur isha 11 vjeç, është fantastike të vijoj rrugëtimin tim këtu. Zhvillova një fazë përgatitore të mirë me ekipin e parë.

Këtë sezon do të luaj në Premier League 2 me ekipin U21. Dua të bëhem një lojtar sa më i mirë, që të jem gati të shfrytëzoj momentin kur të më thërrasë ekipi i parë”, deklaroi talenti dardan pas firmës mbi kontratën e re.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...