Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Zyrtare, Fulham firmos me mesfushorin e United

Fulham City ka rënë dakord për një marrëveshje prej 10 milionë paundësh, përfshirë bonuset, për mesfushorin e Manchester United dhe Brazilit, Andreas Pereira.

26-vjeçari e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Flamengo, ndërsa tashmë do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare me ekipin e sapo ngjitur në Premier League.

Ai iu bashkua United në vitin 2012, por nuk arriti të merrte një vend në formacion, por as një vend stabël në stol, dhe si pasojë kaloi kohë në huazim te Granada, Valencia dhe Lazio.

Braziliani luajti 74 ndeshje në total për “Djajtë e Kuq”, duke shënuar katër gola. Nënshkrimi me Pereiran është i dyti i realizuar këtë verë nga Fulham-i, pasi më parë afroi Joao Palhinha nga Sporting Lisbonës për 17 milionë paund.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...