Marseille gjen pasuesin e Marcelinos dhe zyrtarizon Gennaro Gattuson. Italiani ndodhet në Francë ku ka firmosur kontratën për të marrë drejtimin e skuadrës dhe të fillojë punën për në ndeshjen e fundjavës ndaj Monacos në transfertë.
Eksperienca e fundit e 45-vjeçarit ishte me Valencian në LaLiga ndërsa Gatusso për herë të parë do të provojë një aventurë në futbollin francez. Në listën e drejtuesve të Marseille për të zëvendësuar Marcelino ishte edhe ish-trajneri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier, mirëpo ky i fundit nuk kishte aprovimin e ultrasve.
Lexo edhe:
- “Pa Sylvinhon nuk do isha pjesë e Shqipërisë”, Asani për “Elite Show”: Ndaj Çekisë ndeshja e jetës
- Rrëfimi i Muçit për “Elite Show”/ Nga merkato, te kombëtarja dhe… Tirana
- E BUJSHME! Armand Duka zgjidhet zëvendëspresident i UEFA-s!
- HISTORIKE/ Euro 2025 do të organizohet në Shqipëri
- “Një regjizor i bukur dhe i pastër”, ja nota e Ramadanit pas ndeshjes me Juventusin
Ndaj, drejtuesit në fund vendosën për ish-teknikun e Milanit që tashmë duhet të rikthejë Marseillen në “shinat e duhura” pasi skuadra aktualisht është në vend të tetë me nëntë pikë pas gjashtë javëve të para. Një tjetër objektiv i Gatussos është edhe kalimi në fazën me eliminim të Europa League me Marseillen që është shortuar në një grup delikat ku bën pjesë Ajaxi, AEK-u i Athinës dhe Brighton.
