Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Zyrtare/ Gavazaj rikthehet në Superiore, firmos me Dinamon

Ashtu siç pati raportuar Supersport disa ditë më parë, Enis Gavazaj rikthehet në Kategorinë Superiore, këtë herë për të veshur fanellën e Dinamos së sapo ngjitur në Kategorinë Superiore.

Futbollisti 26-vjeçar nga Zhuri i Prizrenit ka qenë pjesë e Prishtinës në Ipko Superligën e Kosovës sezonin e fundit dhe tani duket se është gati të rikthehet në Superiore, këtë herë për të ndihmuar Dinamon, të bëjë një paraqitje sa më dinjitoze.

Gavazaj ka luajtur më herët për skuadrën e Skënderbeut, ku ka bërë mjaft mirë në kampionat e Europë, ndonëse 2-3 sezonet e fundit karriera nuk i ka shkuar si duhet.

Dinamo siguroi rikthimin në elitën e futbollit shqiptar, pas shumë vitesh endjeje nëpër ligat e ulëta, teksa tashmë nën drejtimin e presidentit Ardian Bardhi, ka plane vërtetë ambicioze për t’u përfaqësuar denjësisht edhe në Kategorinë Superiore.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...