Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Zyrtare, Genoa huazon Strootmanin nga Marseille

Pas dy sezonesh në Francë me fanellën e Marseille, Genoa kthen në Itali holandezin Strootman. Mesfushori 30-vjeçar i bashkohet ekipit gjenovez me formulën e huazimit, siç është njoftuar zyrtarisht klubi Italian. Lojtari ka përfunduar seancën e tij të parë stërvitore nën urdhrat e trajnerit Ballardini.

Afrimi i Strootman konsiderohet një goditje shumë e rëndësishme për përforcimin e mesfushës.  Strootman ka luajtur gjithsej 78 ndeshje në dy sezonet e fundit për Marseille, ku ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 9 asiste.

Përvoja e tij e parë në Serie A, me fanellën e Romës, u karakterizua nga dëmtime serioze, por edhe nga paraqitje të shkëlqyera. Strootman luajti 131 ndeshje me verdhekuqtë, duke shënuar 13 gola dhe dhënë 19 asiste. Ai është akoma 30 vjeç dhe nëse është në formë të mirë mund të bëjë diferencën në Serinë A.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...