Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Zyrtare, Gent Muça rikthehet te Tirana pas 1 viti!

Tirana rikthen në skuadër një nga ikonat e klubit bardheblu. Bëhet fjalë për Gentian Muçën i cili do të mbajë sërish veshur fanellën bardheblu pas një sezoni shumë pozitiv me Prishtinën në Superligën kosovare ku arriti të fitonte titullin kampion. Në moshën  34-vjeçare Gent Muça rikthehet në klubin ku ka luajtur për pjesën më të madhe të karrierës për të lënë sërish gjurmë. Ka qenë vetë Tirana që me një njoftim ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit.
“Përjetë bardheblu!
Gent Muça, rikthehet në kryeqytet dhe pas takimit me presidencën arriti dakordësinë për të qënë sërish pjesë e skuadrës. Ish zëvendës kapiteni aq i dashur për publikun dhe shokët e ekipit vjen në familjen e tij dhe shprehet i lumtur që do të luajë sërish për fanellën më të bukur në botë”, lexohet në njoftimin e klubit të Tiranës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...