Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Zyrtare, Gledi Mici largohet nga Shkëndija e Tetovës!

Mbyllet pas dy sezonesh aventura e Gledi Micit te Shkëndija e Tetovës. Klubi kuqezi me një njoftim në faqen zyrtare ka komunikuar se nuk do të vazhdojë më bashkëpunimin me ish-mbrojtësint e Kukësit dhe Skënderbeut si dhe me sulmuesin anësor, brazilianin Aldair Neto. Të dy futbollistët të cilët ishin në skadencë kontrate nuk kanë rinovuar kontratat e tyre me Shkëndijën duke u shkëputur përfundimisht nga kuqezinjtë tetovarë për ta vazhduar karrierën diku tjetër. Mici në sezonin e fundit të kampionatit të Maqedonisë së Veriut Prva Liga u aktivizua në 20 takime dhe 1 gol. Për mbrojtësin e majtë ka interes nga disa klube të Superiores ku në pole position qëndron Tirana por kërkesat e larta ekonomike të futbollistit mund të stepin klubin bardheblu.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...