Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Zyrtare/ Goditja e katërt në merkato, Partizani përforcon krahun e djathtë

Andi Hadroj është përforcimi i radhës i Partizanit. “Demat” janë një nga klubet më aktive në merkato, teksa 22-vjeçari është përforcimi i katërt pas Sherif Kallakut, Eneo Bitrit dhe Xhulio Skukës.

Hadroj është aktivizuar më parë në Abissnet Superiore me Laçin dhe Bylisin. Anësori i djathtë, i cili mund të luajë edhe si si mbrojtës i majtë, ka firmosur për 2.5 vite me klubin kryeqytetas.

FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me lojtarin Andi Hadroj. Mbrojtësi 22-vjeçar pas eksperiencave te Laçi dhe Bylis do të jetë pjesë e të kuqve në Superligë.

Hadroj i cili ka nënshkruar me Partizanin një kontratë për dy vite e gjysmë është vënë menjëherë nën urdhrat e trainerit Dritan Mehmeti”, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit kryeqytetas.

[quiz-cat id=”297408″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...