Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Zyrtare/ Goditja e tretë në merkato, Partizani firmos me sulmuesin maqedonas

Partizani ka zyrtarizuar goditjen e tretë në merkato. “Demat” kanë prezantuar Matej Cvetanoskin, 24-vjeçarin nga Maqedonia e Veriut që aktivizohet si sulmuesi i majtë.

Lojtari i lindur në Shkup, i cili mund të luajë edhe në pozicionet e tjera të repartit ofensiv, ka firmosur për një vit me klubin kryeqytetas, me opsionin e rinovimit deri në 2024.

FK Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Matej Cvetanoskin. Sulmuesi 24 vjeçar nga Maqedonia e Veriut ka nënshkruar sot me të kuqtë një kontratë një vjeçare, me opsion rinovimi edhe për sezonin e ardhshëm.

Cvetanoski do ti bashkohet menjëherë skuadrës në Slloveni”, shkruan Partizani në faqen zyrtare. Lojtari ka luajtur me kombëtaret U19 dhe U20 të Maqedonisë së Veriut.

Cvetanoski është aktivizuar me klube si Vardari, Shkupi, Pelister Bitola dhe Makedonija, teksa në fazën e dytë të sezonit të fundit ishte pjesë e hungarezëve të Gyirmot, ekip me të cilin zhvilloi 10 ndeshje dhe nuk shënoi asnjë gol.

Lojtari ballkanas është përforcimi i tretë i Partizanit, pas dy afrimeve në mesfushë të Bruno Telushit dhe Engjëll Hotit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...