Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Zyrtare, Haris Dilaver ndan rrugët me Vllazninë!

E shtuna ishte ditë largimesh por edhe afrimesh te Vllaznia. Pas Eni Imamit nga shkodranët u largua zyrtarisht edhe Haris Dilaver njeriu që mbajti peshën e sulmit te kuqeblutë sezonin e kaluar. Afrimi i kroatit Ante Aralica i ka hapur rrugën e largimit bomberit bosnjak i cili nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit shkodran për të rinovuar kontratën dhe ka mbyllur zyrtarisht bashkëpunimin me Vllazninë. Dilaver ishte një nga pikat më të forta të skuadrës së Brdaric në sezonin e kaluar teksa mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë arriti të realizonte 15 gola. Në përfaqësimin e Vllaznisë në Kupat e Europës, Dilaver edhe pse u aktivizua në të gjitha ndeshjet nuk arriti të linte shenjë dhe kjo ishte një nga arsyet që solli edhe krisjen mes palëve.

NJOFTIMI – KF Vllaznia njofton opinionin sportiv se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistin Haris Dilaver. KF Vllaznia e falenderon lojtarin për kontributin e dhënë për skuadrën tonë gjatë sezonit të kaluar si dhe në fitimin e trofeut të Kupës së Shqipërisë, e po ashtu edhe në ndeshjet e Kupave të Europës dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme. Faleminderit Haris Dilaver!

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...