Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Zyrtare, Haris Harba largohet nga Kukësi!

U afrua me bujë të madhe te Kukësi madje të gjithë e cilësuan si pasuesin ideal të Sindrit Gurit, por nuk rezultoi aspak kështu dhe pas 4 muajsh Haris Harba i ka dhënë lamtumirën klubit verilindor. Ishte vetë klubi i Kukësit që në faqen zyrtare komunikoi mbylljen e bashkëpunimit me sulmuesin boshnjak i cili gjatë dy muajve të fundit kishte gjetur shumë pak hapësira në skuadër me trajnerin Cungu që nuk e preferonte. Harba me Kukësin zhvilloi në total 11 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Tifozët verilindorë do ta mbajnë mend boshnjakun për atë gol spektakolar që realizoi në humbjen 5-2 ndaj Torpedo Kutaisit në ndeshjen e parë të turit të tretë kualifikues të Europa League. Klubi i Kukësit në komunikatën e tij e falenderon Harbën për kontributin e dhënë me fanellën e bluve dhe i uron suksese në karrierë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...