Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Zyrtare/ Harry Kane i Bayernit, detajet e marrëveshjes me kampionët

Më në fund Harry Kane bavarez. Pas bisedimeve që zgjatën pafund, kampionët e Gjermanisë kanë prezantuar 30-vjeçarin anglez si bomberin e ri të skuadrës.

Bayerni dhe Tottenhami arritën akordin final për 100 mln euro + 15 të tjera në formë bonusesh. Ndërkohë që Kane do të jetë pjesë e skuadrës së Tuchel deri në 2027.

Kontratë nga e cila do të përfitojë 25 mln euro në sezon. Sulmuesi anglez kaloi te Tottenhami 19 sezone mes ekipeve të moshave dhe skuadrës së parë.

Lexo edhe:

Aventura me Spurs u mbyll me 435 ndeshje, 280 gola dhe 64 asiste. Kane nuk e fshehu gëzimin e tij për këtë transferim.

Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Bayernit, një prej klubeve më të rëndësishme në botë. Klub me një mentalitet të fortë fituesi”.

Nuk mungon përshëndetja për Tottenhamin dhe tifozët e skuadrës londineze. “E kam të vështirë të gjej fjalët për të përshëndetur klubin dhe tifozët që kanë bërë shumë për mua.

Do të jeni gjithmonë në emrën time. Faleminderit Tottenham, faleminderit tifozë”, shkruan goleadori më i mirë në histori i kombëtares angleze.

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...

Merkato

Mehdi Taremi është zyrtarisht sulmuesi i ri i Interit. Kampionët e Italisë kanë prezantuar 31-vjeçarin iranian, i cili vjen si lojtar i lirë nga...

Merkato

Milani ka zgjedhur t’i besojë trajnerit Paulo Fonseca stolin për sezonin e ardhshëm, por merkatoja nuk ka nisur të nxehet ende, teksa kjo ka...