Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Zyrtare, Hasan Lika trajner i Vllaznisë, Ergin Firat drejtor sportiv

Vllaznia më në fund ka një trajner dhe një drejtor sportiv. Klubi shkodran ka vendosur që trajner i kuqebluve të jetë Hasan Lika, ndërsa drejtor sportiv Ergin Firat.

Vendimi u mor pasi u vlerësuan me shumë kujdes të gjitha kandidaturat për këto poste, duke u bazuar në CV-në dhe platformat e kandidatëve.

Në fakt, për postin e trajnerit, ku përveç Hasan Likës, konkurronin edhe Baldo Ranieri, Dervish Haxhiosmanovic, Edi Martini dhe Ergin Firat, përzgjedhja ishte e pritshme. Lika mori më shumë kredenciale nga konkurrentët e tjerë, bazuar në kriteret e mëposhtme: Formimi i përgjithshëm dhe profesional, përvoja në punë, arritjet profesionale, pastërtia e figurës dhe besueshmëria e serioziteti.

Për postin e drejtorit sportiv, për të cilin u shpall fitues Ergin Firat, konkurronin edhe Alban Neziri dhe Agim Canaj.

Me zyrtarizimin e drejtuesve të ri, Vllaznia duhet të nisë menjëherë punën për krijimin e një grupi konkurrues, që do të ketë si objektiv ngjitjen e menjëhershme në Kategorinë Superiore.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...