Kategoria Superiore

Zyrtare, Herald Marku goditja e dytë e Partizanit në merkato!

Partizani zyrtarizon goditjen e dytë në merkaton e kësaj vere. Pas Emiliano Mustës ka ardhur edhe firma e Herald Markut mesfushorit që spikati me Vllazninë në sezonin e fundit, i cili është rikthyer në shtëpi duke firmosur për 2 vite me skuadrën e Ilir Dajës. Lajmi që qarkullonte prej disa ditësh tashmë ka marrë formë zyrtare, me Partizanin që ka mbyllur marrëveshjen me një prej mesfushorëve më të mirë të sezonit që sapo u mbyll në Kategorinë Superiore. 25-vjeçari shkodran pas eksperiencave me Tërbunin, Kastriotin e Vllazninë rikthehet kështu në skuadrën ku hodhi hapat e tij të parë si futbollist pasi Marku jo vetëm që ka dalë nga akademia e Partizanit por edhe ka debutuar me të kuqtë në sezonin 2012-2013 në Kategorinë e Parë në ndeshjen ndaj Kamzës. Në sezonin e fundit Marku ishte një nga pikat kyçe të suksesit të Vllaznisë teksa u aktivizua në 34 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë me kuqeblutë duke realizuar dhe 5 gola, mes tyre edhe finalizimin ndaj Partizanit në javën parafundit, gol i cili i hoqi titullin nga duart skuadrës kryeqytetase. Në aventurën me Partizanin mesfushori do të mbajë veshur fanellën me numër 7 ndërkohë që menjëherë pas firmës 25-vjeçari ka udhëtuar drejt Ohërit për t’u vendosur në dispozicion të trajnerit Ilir Daja me Partizanin që po përgatitet për pjesëmarrjen në turin e parë kualifikues të kompeticionit më të ri europian Conference League.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency