Raul Albiol do të luajë edhe një sezon tjetër me Villarealin. Qendërmbrojtësi i njohur ka rinovuar deri në verën e vitit të ardhshëm me skuadrën spanjolle.
37-vjeçari ishte pjesë e kombëtares iberike në sukseset e paharrueshme të viteve 2008-2012, me Spanjën që fitoi Botërorin dhe Europianin (2x).
Un azulejo único made in @pamesaceramica.
One more year 💛3️⃣! pic.twitter.com/EheVMdPhlu
— Villarreal CF (@VillarrealCF) May 10, 2023
“Villareali ka arritur marrëveshjen e rinovimit me Raul Albiol, i cili do të vazhdojë të mbajë veshur fanellën tonë për një tjetër sezon. Deri në verën e vitit 2024”, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit.
Lexo edhe:
- “Kush dreqin je ti?”, si ia prishi “magjinë” tifozit napolitan Rrahmani
- VIDEO/ Kontroll i topit për 196 sekonda dhe 63 pasime, goli i Dimarcos për “Guinness”
- Xhaka gjithnjë e më larg Arsenalit, mesfushori tundohet për një rikthim në Gjermani
- Rikthehet dueli Messi-Ronaldo në një tjetër kontinent, në Francë e bëjnë fakt të kryer
Albiol është pjesë e Villarealit. Më parë ka luajtur me Valencian, Getafen, Real Madrid dhe Napolin.
