Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Zyrtare, ish-kapiteni i Laçit transferohet te Llapi!

Vetëm pak ditë pasi shpalli zyrtarisht lamtumirën nga Laçi, ish-kapiteni i kurbinasve Eglentin Gjoni ka gjetur një skuadër të re për të vazhduar karrierën. 27-vjeçari ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me Llapin në Ipko Superligën e Kosovës. Me skuadrën nga Podujeva, Gjoni do të mbajë veshur fanellën me numër 16. Gjoni u largua nga kurbinasit pas plot 5 vitesh eksperiencë te Laçi.

Njoftimi i Llapit

Zyrtare: Kapiteni i Laçit, Eglentin Gjoni nga sot pjesë e KF Llapit!
Qendërmbrojtësi i gjatë 1.94 m përforcon edhe më tepër repartin defanziv
Podujevë, 29 korrik 2020 – Përforcimi më i ri i skuadrës së Llapit për edicionin 2020/21 është qendërmbrojtësi i cili vie nga Kategoria Superiore, i cili në edicionin e fundit mbrojti ngjyrat e KF Laçit. Marrëveshja e nënshkruar me Gjonin është 1 vjeçare.
Eglentin Gjoni, 27 vjeçar, i lindur më 02.12.1992 në Vorë, i gjatë 1.94 m, luan me këmbën e majtë. Pozita e tij natyrale është qendërmbrojtës. Në edicionin e fundit ka zhvilluar gjithsejt 20 ndeshje(19 kampionat/1 kupë).

MIRËSEVJEN EGLENTIN GJONI

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...