Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Zyrtare/ Ish-sulmuesi rikthehet te Partizani, prezantohet si drejtori i ri sportiv

Partizani me drejtor të ri sportiv. “Demat” kanë lajmëruar ditën e sotme afrimin e Elton Marinit në detyrën e re, i cili u prezantua nga presidenti Gazment Demi. 47-vjeçari ka luajtur tre sezone si sulmues me Partizanin (1995-1998).

Marini prej kohësh kryente rolin e menaxherit të lojtarëve, teksa është ai që solli Caleb Ekuban te Partizani në verën e vitit 2016, një nga sulmuesit më të mirë që ka luajtur në Superiore.

FK Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Elton Marinin i cili është zyrtarisht Drejtori Sportiv i të kuqve. Marini është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi dhe menjëherë do të nis detyrën e re në shërbim të skuadrës. Ish lojtari i Partizanit dhe menaxher i suksesshëm Elton Marini rikthehet të jetë pjesë e familjes së kuqe tashmë në postin e Drejtorit Sportiv.

Falë bashkëpunimit të hershëm me Elton Marinin pjesë e Partizanit ka qenë sulmuesi i njohur Caleb Ekuban, dhe aktualisht sulmuesi Xhuliano Skuka. Me 16-të herë kampionët e Shqipërisë si lojtar Marini është aktivizuar përgjatë viteve 1995,1996, 1997 dhe 1998”, shkruan klubi kryeqytetas.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...