Tashmë është zyrtare. Pas një mbledhjeje që zgjati rreth 2 orë, Federata Italiane e Futbollit ka shkarkuar nga stoli i kombëtares Gian Piero Venturën. Eliminimi në Play-off e Botërorit nga Suedia, me Italinë që nuk u kualifikua në një Kupë Bote pas plot 60 vjetësh i dha fund aventurës së ish trajnerit të Torinos në stolin e përfaqësues së kaltër. Nuk bëhet fjalë për dorëheqje por për shkarkim nga detyra. Ndërkohë ka qëndruar në postin e presidentit të federatës, Carlo Tavechio i cili nuk ka dhënë dorëheqjen. Gjasat janë që pasuesi i Venturës në stolin e Italisë të jetë Carlo Ancelotti i cili është edhe i preferuari i tifozëve.
