Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Zyrtare, Justin Kluivert transferohet te Nice

Justin Kluivert është zyrtarisht futbollist i Nices në kampionatin francez. Sulmuesi holandez, në pronësi të Romës, transferohet në klubin e Ligue 1 në formën e huazimit me të drejtën e blerjes. 22-vjeçari sezonin që lamë pas ishte i huazuar te Leipzigu në Bundesligë, por nuk arriti ta bindte Mourinhos për t’i ofruar një tjetër shans në formacionin verdhekuq.  

Justin është djali i ish-sulmuesit të famshëm holandez, Patrick Kluivert. Ai u ble nga Roma në verë të vitit 2018 për 18.75 milionë euro, por nuk u përmbushi pritshmëritë në skuadrën e kryeqytetit italian, për rrjedhojë pas dy sezonesh me fanellën verdhekuqe, u huazua në Bundesligë.  

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...