Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Zyrtare, Kean prezantohet te Everton, Juventusi fiton 30 mln euro

Përfundon me sukses telenovela Moise Kean. Lojtari që kërkohej nga shumë skuadra, pasi shkëlqeu me fanellën e Juventusit gjatë sezonit të kaluar tashmë është zyrtarisht një lojtar i Evertonit. Transferimi i sulmuesit nga bardhezinjtë në kampionatin anglez, nën urdhërat e trajnerit Marco Silva i ka kushtuar klubit nga Goodison Park jo pak, por 30 milionë euro. 27.5 milionë euro do të derdhen në arkën e Zonjës së Vjetër të ndara në tre këste, plus 2.5 milionë euro të tjera në formë bonusesh duke përmbushur kështu shifrën e 30 milionë eurove të kërkuara nga Juventusi për shitjen përfundimtare të futbollistit.

Kean i cili firmosi një kontratë 5-vjeçare deri në qershor të vitit 2024, u shpreh shumë i entuziazmuar për transferimin e tij në Premier League. Ai dekalroi se është i nderuar dhe shumë i lumtur që do të veshë fanellën e Evertonit. Kean tha se nuk e pati aspak të vështirë të firmoste për “Toffees”, pasi ata janë një skuadër ambicioze dhe me të ardhme të madhe. 19-vjeçari në fund u shpreh se do të punojë shumë për t’u përmirësuar dhe për ta ndihmuar skuadrën të arrijë objektivat e vendosura.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...