Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Zyrtare, Keidi Bare te Espanyol, firmos për 4 vite!

Mungonte vetëm zyrtarizimi por tashmë edhe ai ka ardhur. Pasi kaloi me sukses vizitat mjekësore Keidi Bare është prezantuar nga Espanyol si përforcimi më i ri i skuadrës katalanase. Mesfushori i kombëtares shqiptare bën një hap të rëndësishëm në karrierë duke u larguar nga Malaga që kishte shumë probleme financiare dhe duke u transferuar te një tjetër skuadër e Segunda Division por që synon rikthimin e menjëhershëm në elitën e futbollit spanjoll. Espanyol ka derdhur në arkat e Malagas 2 milionë euro për kartonin e talentit shqiptar, me 400 mijë euro që do të shkojnë në arkat e Atletico Madrid që zotëronte 20% të kartonit të kuqeziut. Bare ka firmosur për 4 vite me Espanyolin dhe pritet të përfitojë rreth 500 mijë euro në sezon. Në 2 javët e para të kampionatit Espanyol ka grumbulluar 4 pikë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...