Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

Zyrtare/ Klubi skocez prezanton mesfushorin e kombëtares shqiptare

Ashtu siç pati raportuar SuperSport disa ditë më parë, klubi skocez i Aberdeenit ka zyrtarizuar nënshkrimin me futbollistin e Kombëtares Shqiptare, Ylber Ramadani. 26-vjeçari është afrimi i parë i verës për këtë skuadër, me të cilën ka firmosur për tre vjet.

Ramadani transferohet në Skoci pas përvojës me MTK Budapest, në Hungari, ku kishte mbërritur pas katër vitesh me skuadrën daneze Vejle.

“Ylberi është lojtar energjik, punëtor me shkathtësi të madhe”, tha trajneri Jim Goodwin për faqen e klubit.

“Ai ka inteligjencë dhe është i aftë të luajë në disa pozicione në mesfushë. Ai është një lojtar që dua për skuadrën dhe jep shembullin për të tjerët. Nuk kam dyshim se do të jetë favorit i madh për tifozët për shkak të dëshirës dhe angazhimit në çdo ndeshje”.

Ramadani është në grumbullim me kombëtaren shqiptare prej më shumë se 10 ditësh dhe vizitat mjekësore për llogari të klubit të njohur skocez, i kreu në Tiranë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...