Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Zyrtare/ Konfirmohet lajmi i SuperSport, Florent Hasani largohet nga Tirana

Zyrtare/ Konfirmohet lajmi i SuperSport, Hasani largohet nga Tirana
Zyrtare/ Konfirmohet lajmi i SuperSport, Hasani largohet nga Tirana

Konfirmohet lajmi i SuperSport. Florent Hasani transferohet te gjigantët rumunë të Rapidit të Bukureshtit. Pas raportimit të Supersport mëngjesin e të shtunës në mënyrë ekskluzive, ka qenë vetë klubi rumun që ka zyrtarizuar transferimin në rrjetet sociale.

“Golashënuesi më i mirë i kampionatit shqiptar është futbollisti më i ri i Rapidit. Mirë se vjen Florent Hasani”, shkruan ndër të tjera klubi rumun në rrjetet sociale, duke shtuar edhe detaje të tjera për sulmuesin bardheblu.

Klubi rumun njofton se sulmuesi ka firmosur për dy sezone e gjysmë, duke mos dhënë detaje mbi shifrën e transferimit, megjithatë SuperSport mëson se Tirana do të arkëtojë rreth 300 mijë euro nga shitja e futbollistit.

Lexo edhe:

Florent Hasani iu bashkua Tiranës në verën e 2022-shit dhe numëron 62 ndeshje me fanellën bardheblu, ku ka shënuar 29 gola dhe ka dhënë 11 asiste. Më herët Hasani ka luajtur edhe me skuadra si Trepça ’89 në Kosovë dhe Gyirmot e Dyosgior në Hungari.

Sulmuesi numëron edhe 8 ndeshje me fanellën e Kosovës, ku ka shënuar vetëm një gol, atë në triumfin 1-0 ndaj Gjibraltarit. Tirana humb kështu një nga elementët më të rëndësishëm të skuadrës, duke komplikuar edhe më shumë sezonin në Kategorinë Superiore, ku deri tani është shfaqur larg dyshes Egnatia dhe Partizani që kryesojnë.

Ekskluzive/ Hasani largohet nga Tirana, SuperSport zbulon ekipin i ri

Lajme të tjera

Euro 2024

Pak ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Europian, Gjermani 2024 dhe tashmë kanë nisur llogaritë e grupeve përkatëse. Shqipëria ndodhet në Grupin B...

Euro 2024

Gjashtë muaj në Serie A ishin të mjaftueshme për të bindur Interin për të firmosur me Kristjan Asllanin. Organizatori kuqezi spikati e skuadrën e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...

Euro 2024

Kylian Mbappe pritet që këtë verë të udhëheqë Francën në Euro 2024, me “Gjelat” që janë ndër kombëtaret pretendente për t’i shkuar turneut deri...