Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Zyrtare/ Koulibaly firmos me Chelsean dhe fluturon drejt ShBA-ve

Tani është zyrtare, Kalidou Koulibaly “vishet” blu.

Mbrojtësi senegalez ka kompletuar transferimin e tij, duke u larguar përfundimisht nga Serie A dhe Napoli, për të nisur një aventurë të re, në Premier League, me Chelsea që shpenzoi 33.8 milionë paund për kartonin e tij.

31-vjeçari ka zbarkuar në Las Vegas dhe do t’i bashkohet menjëherë skuadrës së Tuchel dhe do të nisë menjëherë punë dhe stërvitjen në prag të sezonit.

Koulibaly ka firmosur për katër vite, deri në qershor 2026 dhe do të përfitojë 8.2 milionë në paund në vit plus bonuse.

Në fjalët e para, Kalidou u shpreh shumë entuziast për këtë aventurë.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe që jam pjesë e Chelsea. Kemi pasur bisedime prej kohësh dhe tani ishte momenti i duhur. Për mua është një ëndërr që bëhet realitet, të luaj me Chelsea-n dhe në Premier League”-deklaroi 31-vjeçari.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Champions League

Skandal me gjyqtarin Szymon Marciniak, i caktuar për të drejtuar finalen e Champions League mes Manchester City-t dhe Interit, që do të luhet më...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...