E Hëna e ardhshme rikthen derbin e kryeqytetit. Partizani sfidon Tiranën me synimin për të fituar e kapur bardheblutë në krye të renditjes.
Pikët maksimale do tentojnë edhe kampionët në fuqi, të cilët kryesojnë me tri pikë më shumë se “Demat”.
Partizani vjen si pritës në këtë sfidë, që është vendosur të zhvillohet në stadiumin kombëtar “Air Albania”.
LEXO EDHE:
- Ish-mesfushori ndërron jetë në moshën 32-vjeçare, e shtyp treni
- Rashica bind Galatasaray-n, gati oferta për Norwich
- Zyrtare/ Struga vendos për trajnerin, prezanton “ish”-in e Partizanit
NJOFTIMI I PARTIZANIT
Klubi zyrtarizon stadiumin “Air Albania” ku do të zhvillohet takimi Partizani-Tirana i vlefshëm për javën e 24 të Kampionatit.
Duke parë interesimin e madh të tifozerisë së kuqe për të qenë sa më e shumtë prezent në këtë ndeshje të rëndësishme, klubi ka vendosur që ndeshja derbi të luhet në stadiumin “Air Albania”.
