Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Zyrtare/ Kukësi i huazon mbrojtësin Partizanit për ndeshjet e Conference League

Kukësi do t’i huazojë Partizanit mbrojtësin Edison Ndreca në formë huazimi për ndeshjet kualifikuese të Conference League, ndaj FC Saburtalo, që do të luhen më 7 dhe 14 korrik.

Në një postim në rrjetet sociale “verilindorët” bëjnë me dije se Ndreca do të jetë pjesë e kryeqytetasve për ndeshjet e Europës në formë huazimi dhe më pas do të rikthehet te Kukësi.

“FK Kukësi ka arritur marrëveshjen me FK Partizanin për huazimin e mbrojtësit Edison Ndreca për ndeshjen e Kupave të Europës. Edison Ndreca do të rikthehet në skuadër pas përfundimit të fazës kualifikuese që Partizani ka në UEFA Conference League. Klubi i Kukësit i uron suksese mbrojtësit Ndreca dhe Partizanit në Europë.”-shkruhet në postimin e “verilindorëve”.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...